'Përplasje në dëgjesat publike në Bulqizë', Vata: Po jepen toka me koncesion në dëm të banorëve

Tensionet janë rritur në disa zona të qarkut Dibër dhe Mat, ku banorët vendas po përballen me vendime të qeverisë për dhënien me koncesion të tokave për ndërtimin e parqeve fotovoltaike dhe hidrocentraleve. Këto toka, ndonëse pronë shtetërore, janë përdorur historikisht nga komunitetet për bujqësi dhe blegtori, duke përbërë burimin e tyre kryesor të jetesës.

E ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', deputetja e PD Denisa Vata tha se ne Bulqizë, situata ka eskaluar gjatë dëgjesave publike, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes banorëve dhe sekretarit të Këshillit Bashkiak.

Sipas deputetes, takimet janë zhvilluar në mungesë të kryetares së bashkisë dhe kryetarit të këshillit, ndërsa sekretari akuzohet se ka tejkaluar kompetencat e tij, duke shtuar irritimin e qytetarëve.

Projekti për këtë zonë, i cili prek dhjetëra hektarë tokë dhe pyje, ishte refuzuar edhe në vitin 2019 nga po i njëjti këshill bashkiak, por tashmë është rishfaqur sërish, duke shkaktuar revoltë.

Sipas Vates, koncesionet e dhëna sot janë pasojë e vendimeve të marra gjatë kohës që Balluku drejtonte politikisht qarkun, duke prekur zona me potencial të lartë bujqësor dhe blegtoral si Gjorica. Fenomeni nuk kufizohet vetëm në Bulqizë.

Një situatë e ngjashme raportohet edhe në fshatin Kurdari të Matit, i njohur si "hambari i bujqësisë" së zonës. Që prej muajit korrik, banorët protestojnë vazhdimisht kundër dhënies së lejes për ndërtimin e një HEC-i, një vendim që kërcënon të ardhmen e qindra fermerëve që kanë investuar prej vitesh në këto toka.

Deklarata e plotë:

"Banorët e Fushë Bulqizës shkuan dhe prishën mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që në 2019-ën  po për të njëjtën arsye ishte refuzuar nga Këshilli Bashkiak që të miratohej si leje, dhe meqë u bë kaq i madh rasti i Bulqizës, më pas menduan Këshilli Bashkiak i i Bulqizës aktual së bashku me kryetaren që nuk e dimë akoma se çfarë profesioni ka dhe çfarë përfaqëson, sepse siç e dini dhe në qarkun Dibër, në 2023-shin kur u bënë zgjedhjet lokale, ne kishim drejtuese politike të Partisë Socialiste zonjën Balluku dhe s'ka se si të ndodhi ndryshe dhe si të jetë ndryshe, sepse tani po vuajnë ë pasojë qytetarët po kuptojnë pasojat që kanë ndodhur gjatë kohës që ajo ishte drejtuese politike në qarkun Dibër.

Keto jane toka shtet janë, por siç ka ndodhur, historikisht këta janë toka që ndoshta nuk kanë një çertifikatë pronësie nga banorët, për sa kohë janë toka shtet, por ama janë përdorur nga  banorët e zonave për të kullotur bagëti ose për bujqësi.

Shteti ka vendosur që të zhduken gjithë blegtorët dhe bujqit e zonës. Të qerohen që aty se kështu ka vendosur Belinda apo kushdo tjetër që është që e ka në dorë këtë histori.

Dëgjesat publike i organizon Këshilli Bashkiak, por jo sekretari i Këshillit Bashkiak. I organizon kryetari i Këshillit Bashkiak. Dhe për dijeninë tuaj, po ju bëj me dije që kur janë bërë këta dëgjesa publike, jo që kryetari i Këshillit Bashkiak dhe as kryetarja e Bashkisë nuk ka qenë, por kanë qenë vetëm përfaqësuesit e opozitës me sekretarin e Këshillit Bashkiak, ku sekretari i Këshillit Bashkiak Bulqizës ka tejkaluar disa herë kompetencat gjatë këtyre takimeve dhe prandaj dhe banorët kanë qenë të irrituar dhe në përplasje me këtë zotërinë

Nuk kemi vetëm situatën në në Bulqizë, por gjithashtu kemi e njëjta situatë vlen të theksohet edhe për HEC-et, jo vetëm për parqet fotovoltaike.

Prej korrikut, në fshatin Kurdari, banorët nuk po gjejnë qetësi, sepse e njëjta situatë ka ndodhur me firmën e zonjës Balluku dhe të zotit ë kryeministër.

Është dhënë leje për ndërtimin e një HEC- i ku banorët prej korrikut po vazhdojnë të protestojnë dhe nuk po gjejnë qetësi në shtëpinë e tyre, në tokat e tyre. Kurdaria është, njihet si hambari i bujqësisë së Matit dhe jo vetëm i Matit, por edhe për Bulqizën, edhe për Dibrën, sepse ka shumë fermerë dhe kanë investuar në në në në bujqësi".