'Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me'/ Shthuret anëtari i KLP-së në orar të punës, oferta seksuale denoncueses
Një skandal me përmasa të rënda ka përfshirë anëtarin e KLP-së, Olger Eminaj, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj një zonje që ishte drejtuar për shqetësime lidhur me procesin e saj dhe mënyrën e trajtimit nga prokuroria.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të shoqatës, avokatit Arben Llangozi, provat e administruara për këtë çështje përfshijnë biseda të detajuara në aplikacionin WhatsApp, me përmbajtje të rëndë erotike.
SYRI TV disponon në mënyrë EKSKLUZIVE foto nga këto biseda.
Llangozi thekson se një ekspertizë teknike e realizuar nga eksperti IT, Vladimir Konomi, ka konfirmuar autenticitetin e komunikimeve të zhvilluara në Facebook dhe WhatsApp.
Sipas informacioneve të transmetuara në emisionin 'STOP, komunikimi mes palëve ka degraduar në mënyrë progresive, duke kaluar nga mesazhe me përmbajtje erotike në materiale me natyrë pornografike, përfshirë referenca për përdorim objektesh seksuale, si dhe përmendje të kolegëve apo situatave të brendshme në KLP.
Po ashtu, në disa raste janë dërguar edhe mesazhe audio dhe informacione që lidhen me mbledhje zyrtare, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi etikën dhe sjelljen gjatë ushtrimit të detyrës.
Pjesë nga bisedat e siguruara:
“- E di… dua të përdor edhe lodra seksuale tek ty.
– Po unë s’kam…
– Ah… po merre një aty në Itali.
– Kam turp.
– Aty s’të njeh njeri…
…
– Dua të të kem ty!
– Jo! Jam dominant!
– Je?
– Besoj se po…
…
(dërgim fotografie intime)
– Ja! Çmendu! Zëre se jemi 20 vjeçarë…”