Klop për kthimin si trajner: Nuk jam në moshë pensioni

Jurgen Klop duket se është mërzitur larg pankinave të futbollit dhe roli i këshilltarit për Red Bull nuk e ka zbehur dëshirën që ka për të drejtuar.

Kjo, pasi trajneri i njohur gjerman, ka lënë të hapur mundësinë që të kthehet në pankinë, duke bërë të qartë se nuk e ka mbyllur me këtë profesion.

“Unë në stolin e Gjermanisë? Për momentin nuk e mendoj dhe nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë. Nuk jam ende në fundin e karrierës, nuk kam arritur moshën e pensionit dhe nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë në vitet e ardhshme. Por për momentin nuk është parashikuar asgjë”, tha ai, duke shuar zërat se do të marrë vendin e Juian Nagelsman.

Po ashtu, ai ka hedhur poshtë mundësinë që të ulet në pankinën e Real Madrid, siç është përfolur së fundmi.

“Kush e thotë, nuk merr vesh nga futbolli. Nuk më kanë kontaktuar kurrë mua apo menaxherin tim. Gjithçka është vetëm tym. Jam jashtëzakonisht i lumtur për punën që po bëj”, tha në fund ai, duke preferuar që të mos shqetësojë punëdhënësin aktual.