Kevin Durant kalon Michael Jordan për pikët e shënuara në NBA

Ylli amerikan Kevin Durant vazhdon të shkruajë historinë në NBA, duke u ngjitur edhe më lart në listën e pikëshënuesve më të mirë të të gjitha kohërave.

Në fitoren dramatike të Hjustonit ndaj Majemit, 123-122, Durant realizoi 27 pikë, të mjaftueshme për të kaluar legjendën Michael Jordan në renditjen historike të pikëve.

Me këtë arritje, ai ka kapur shifrën mbi 32 mijë pikë dhe tashmë mban vendin e pestë në këtë listë prestigjioze, duke hyrë përfundimisht në elitën absolute të basketbollit botëror.

Durant është gjithashtu një nga dy lojtarët aktivë në këtë listë, së bashku me LeBron James, i cili vazhdon të kryesojë renditjen me një diferencë të madhe nga ndjekësit.

Përpara Durant në këtë klasifikim ndodhen emra legjendarë si Karim Abdul-Xhabar, Karl Malon dhe Kobi Brajant, që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e NBA-së.

Megjithatë, objektivi i radhës për Durant është shumë pranë: atij i duhen edhe 1351 pikë për të kaluar Kobe Bryant dhe për t’u ngjitur në vendin e katërt.

Forma e tij aktuale tregon se ky është vetëm çështje kohe, ndërsa çdo ndeshje e tij po shndërrohet në një kapitull të ri historie.

Me ritmin që po mban, Kevin Durant po konsolidon statusin e tij si një nga basketbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.