Negociata të mundshme me Iranin, Benjamin Netanyahu dhe JD Vance bisedë telefonike

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance, ku në fokus kanë qenë përpjekjet për rifillimin e dialogut mes SHBA-së dhe Iran.

Sipas mediave izraelite, dy zyrtarët kanë shqyrtuar skenarët e mundshëm për një marrëveshje të re, duke u përqendruar veçanërisht te mënyrat për të ulur tensionet dhe për të adresuar konfliktin aktual me Teheranin.

Biseda vjen në një kohë kur administrata e presidentit Donald Trump po sinjalizon hapje ndaj diplomacisë për çështjen iraniane, megjithëse nuk përjashton masa të tjera nëse negociatat nuk japin rezultat.

Zhvillimet e fundit kanë reflektuar edhe në tregjet financiare, ku është vërejtur një reagim pozitiv pas lajmeve për mundësinë e një marrëveshjeje.

Ndërkohë, gjatë një deklarate publike në Memphis, Donald Trump u shpreh se Irani ka “një mundësi të fundit” për të arritur paqen, duke lënë të kuptohet se negociatat mund të hyjnë në një fazë vendimtare.