‘Qytetarëve u ka shkuar thika në palcë’/ Hoxhaj: Përshkallëzimi i protestave..., e domosdoshme
Dhuna policore ndaj protestuesve të opozitës nuk është një fenomen i rastësishëm, por një strategji e mirëmenduar e pushtetit të Edi Ramës, për të instaluar frikë dhe terror tek qytetarët, duke synuar shuarjen e çdo forme reagimi.
I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, gazetari Julian Hoxhaj, u shpreh se kjo qasje represive buron nga frika e pushtetit ndaj irritimit në rritje të qytetarëve, të cilëve, siç u shpreh ai, "u ka vajtur thika në palcë".
Sipas Hoxhaj, opozita e bashkuar, e përbërë nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj si Partia e Lirisë dhe Partia Republikane, shihet si i vetmi grupim politik i legjitimuar që po përballet me atë që përshkruhet si një "regjim".
Gjithashtu Hoxhaj u ndal edhe te përshkallëzimi i paralajmëruar i protestave, me shtrirjen e tyre në të gjithë Shqipërinë, duke e konsideruar si një strategji të domosdoshme.
Intervista në studio:
Ferko: Çfarë ndodhi mbrëmë, por edhe për këto që preke kaq në fillim dhe motivet në vetvete?
Hoxhaj: Unë do ta nis nga nga e fundit, nga policia. Në të gjitha protestat e opozitës, pra dhuna policore ndaj qytetarëve ka ardhur në përshkallëzim dhe për mua, për mua kjo ka një shpjegim. I gjithë pushteti ia ka frikën sot irritimit të qytetarëve, të cilët u ka vajtur ndoshta atje ku nuk mban më, për ta thënë në gjuhë popullore, u ka vajtur thika në palcë. Dhe çfarë bën policia? Policia përdor dhunën, represionin si mjet për të trembur qytetarët. Në mënyrë të tillë që nga protesta në protestë të krijohet ideja që po dole në shesh, do përballesh me gaz lotsjellës, do përballesh me shkopinj gome, siç pamë tani, nuk kursehen as ndaj liderit të opozitës, as ndaj deputetëve të opozitës, e kemi parë në çdo protestë dhe ky është skenari i qartë i pushtetit dhe i policisë për të krijuar, po themi, një lloj gjendje frike dhe terrori tek qytetarët në mënyrë që të mos dalin të reagojnë dhe këtë e shohim jo të pasqyruar vetëm në protestat e opozitës, por kjo lloj gjendje terrori dhe frike pasqyrohet edhe në çështje të tjera, pra edhe në ë protesta që organizohen nga qytetarët, nga shoqëria civile, ku shohim që sot edhe pse çmimet e karburantit janë rritur, edhe pse çmimet e ushqimeve janë rritur, edhe pse qytetarëve shqiptarë po u merren mijëra apo ndoshta qindra mijëra hektarë tokë për t'u bërë parqe fotovoltaike për një grup njerëzish që janë të paktën nga të dhënat e mia mbi 100, nën 100 persona që sot zotërojnë liçencat me parqe fotovoltaike, por që kanë marrë qindra hektarë tokë të qytetarëve apo shumë probleme të tjera, për rrugët e shembura, për korrupsionin qeveritar, për kostot e jetesës, për çmimet e apartamenteve, përsëri qytetarët kanë frikë të dalin dhe të reagojnë. Ajo që unë dua të them në këtë rast është që opozita sot është legjitimuar, pra Partia Demokratike dhe forcat aleate që e mbështesin atë, Partia e Lirisë, Partia Republikane dhe forca të tjera që janë pjesë e këtij koalicioni, janë legjitimuar si po themi grupimi i vetëm opozitar kundër një partie që sot nuk është më, po themi, një parti politike, por është një sekt që ka kapur të gjithë shtetin në mënyra nga më të ndryshmet. Pra, qeverisë së Edi Ramës, që korrupsionin e ka kthyer në sistem, aq sa tashmë nuk flitet më thjesht për korrupsion, por organizata kriminale që kapin institucionet e shtetit. Dhe sot opozita, Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë legjitimuar si forcat e vetme në këtë vend që përballen me këtë regjim dhe kjo është ndoshta arsyeja kryesore dhe e vetme që ata qytetarë që dalin ende dhe protestojnë, kanë një fije shprese, kanë ndoshta guximin, sepse ndihen të mbrojtur dhe ndihen të përfaqësuar nga ky grupim politik që ta kundërshtojnë pikërisht regjimin që është në pushtet. Tani, të vijmë tek arsyet pse qytetarët duhet të protestojnë.
Ferko: Po, e lidhim këtë dhe me një element tjetër që sot për shembull zoti Berisha ka dalë dhe ka thënë që tani do të ketë një lloj përshkallëzimi të protestave, do të ketë protesta në të gjithë Shqipërinë, kur kemi parasysh që në çdo zonë të vendit ka kauza, ka çështje të ndryshme, ka qytetarë, biznese që ankohen për arsye nga më të ndryshmet, që janë në të përditshmen e tyre tek e fundit. Si vjen kjo tek motivet?
Hoxhaj: E kam mirëpritur këtë fakt sepse është ndoshta e vonuar, por asnjëherë nuk është vonë. Partia Demokratike patjetër që duhet ta ndjekë këtë strategji. Protestat duhet të zhvillohen dhe të shtrihen në çdo cep të Shqipërisë, sepse Shqipëria është 28.000 km katror, nuk është vetëm Tirana. Sigurisht Tirana është kryeqendër politike, ekonomike, por sot Shqipëria, jashtë Tiranës patjetër, Shqipëria jashtë Tiranës është një Shqipëri që ndoshta ne nuk e prekim në përditshmërinë tonë, por kur shkojmë dhe shohim zonat rurale apo tashmë dhe qytete, shohim një Shqipëri të shkatërruar, një Shqipëri të shpopulluar.
Ferko: Syri televizion është përpjekur ta prekë në përditshmëri pra, ta sjellë për qytetarët me të gjitha problematikat.
Hoxhaj: Ne denoncojmë korrupsionin. Është pikërisht ai korrupsion që denoncojmë ne që po i merr frymën qytetarëve shqiptarë, që po i detyron të ikin nga Shqipëria. Është korrupsioni me fondet e IPARD-it që i detyron sot fermerët të braktisin tokat dhe tokat e tyre...