Itali/ Rezultatet e referendumit sipas partive politike, ja kush i tha 'JO' Melonit
Në referendumin e Italisë, mbi ligjin që parashikon “Rregulla mbi organizimin gjyqësor dhe krijimin e Gjykatës Disiplinore”, rezultati përfundimtar tregon një pjesëmarrje të lartë dhe një orientim të qartë të votuesve drejt refuzimit të reformës.
Sipas të dhënave zyrtare, pjesëmarrja kombëtare arriti në 58,9%, duke regjistruar rekord në disa zona, ndërsa më herët në orën 23 kishte votuar 46,07% e zgjedhësve. Nga 51.424.729 qytetarë të drejtëvotues, 5.477.619 ishin jashtë vendit.
Rezultatet sipas partive politike janë si më poshtë:
• Fratelli d’Italia: PO 88,8% — JO 11,2%
• Forza Italia – Noi Moderati – PPE: PO 82,1% — JO 17,9%
• Lega: PO 85,9% — JO 14,1%
• Partito Democratico: PO 9,6% — JO 90,4%
• Movimento 5 Stelle: PO 13,0% — JO 87,0%
• Alleanza Verdi Sinistra: PO 6,9% — JO 93,1%
Këto shifra tregojnë një ndarje të qartë sipas linjave politike: partitë konservatore dhe të djathta mbështetën kryesisht opsionin “PO”, ndërsa partitë progresiste dhe të majta u orientuan masivisht drejt “JO”.