VIDEO/ Neza: Sistemi i drejtësisë i pambrojtur ndaj shantazheve, rrezikohet integriteti i institucioneve
Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, komentoi një problem të madh në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke vënë në dukje hapësirat për shantazh brenda institucioneve drejtuese.
Neza theksoi se nëse institucionet e drejtësisë janë të ekspozuara ndaj presioneve dhe shantazheve, reforma në drejtësi dhe funksionimi i përditshëm i saj janë të komprometuara. Ai argumentoi se integriteti i individëve që marrin vendime, nominojnë prokurorë dhe ushtrojnë funksione kyçe brenda sistemit është vendimtar për besueshmërinë e institucioneve.
Sipas gazetarit, ekzistenca e lidhjeve të shkurtra dhe rrjeteve të brendshme që mundësojnë mbrojtje të ndërsjellë për qëllime të ndryshme, rrezikon funksionimin normal të drejtësisë dhe i jep mundësi institucioneve të jenë të shantazhueshme. Neza përfundoi se një sistem i tillë dobëson besimin publik dhe e bën të nevojshme një rishikim të menjëhershëm të mekanizmave të sigurisë dhe transparencës brenda drejtësisë.
‘Po shmangem pak nga pyetja jote direkte për të konstatuar një problem shumë të madh të sistemit të drejtësisë, nisur me këtë që sapo kolegët në studio thanë.
Në qoftë se brenda sistemit të drejtësisë, sidomos brenda institucioneve drejtuese, ka hapësira për shantazh, atëherë reforma në drejtësi, edhe ashtu siç është bërë, po edhe output-et e saj, po edhe funksionimi i saj i përditshëm, institucionet e drejtësisë kanë marrë fund. Për shkak se i gjithë, e gjithë, e gjithë ajo çfarë është synuar, ose ne presim nga drejtësia, ose që ajo të funksionojë mirë, është integriteti.
Domethënë mënyra se si ata reagojnë ndaj presioneve, ndaj shantazheve dhe në këtë që po flitet sot këtu, raktikisht institucionet e drejtësisë janë të shantazhueshme, dhe jo të shantazhueshme në fusha duke filluar nga fusha rozë që pastaj shkojnë tek edhe tek partia rozë. Dhe kjo e bën shumë problematike.
E bën të pabesueshëm sistemin sepse bëhet fjalë për institucione të cilat marrin vendime, nominojnë prokurorë.
Dhe mësojmë këtë trend domethënë që aty ka mundësi të shantazhohen. Do të thotë që integriteti i personave të cilët janë aty është një integritet i cili duhet të merret me rezervë.
Kjo garanci prodhohet vetëm kur krijohen këto lidhje të shkurtra të cilat sigurojnë njëra-tjetrën. Një sistem siguresash, të cilët nuk dënohen në asnjë moment për shkak se furnizojnë nga nyje të ndryshme për një qëllim’, theksoi gazetari Sami Neza gjatë bisedës në SYRI TV.