Lufta në Lindjen e Mesme, Witkoff dhe Kushner po negociojnë me kryetarin e Parlamentit të Iranit!
Sipas zyrtarëve izraelitë dhe një gazetari të ‘Axios’, Steve Witkoff dhe Jared Kushner po negociojnë me Kryetarin e Parlamentit iranian, Mohammad Bayer Ghalibaf, si të dërguar të presidentit amerikan Donald Trump.
Siç është vënë re, vendet që veprojnë si ndërmjetës po bëjnë përpjekje për të organizuar një takim brenda javës në Islamabad. Përveç Ghalibaf, në bisedime pritet të marrin pjesë Witkoff dhe Kushner, si dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.
Më herët, sot (23 mars), Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte raportuar se kishin zhvilluar bisedime midis Uashingtonit dhe Teheranit, të cilat kishin rezultuar në “pika të rëndësishme konvergjence”, duke shprehur vlerësimin se ato mund të hapnin rrugën për t’i dhënë fund konfliktit.
Ai sqaroi se kontaktet e SHBA-së po zhvillohen me një “udhëheqës të lartë” iranian, por jo me udhëheqësin e ri suprem të vendit, Mojtaba Khamenei.
Trump kishte urdhëruar armëpushim 5 ditor, për t’i dhënë shans bisedimeve dypalëshe për paqe.