VIDEO/ Në kërkim për grabitje, shqiptari arrestohet duke i hipur tragetit. Ja emri
Ishte në kërkim për grabitje dhe është vënë në pranga vetëm pak metra para se të largohej nga Italia. Bëhet fjalë për një të ri shqiptar, i cili prej datës 11 gusht ishte në kërkim.
Shqiptari i arrestuar në Bari është identifikuar si Bledar Muçaj, 24 vjeç nga Shqipëria dhe që jetonte pa dokumente në Itali.
Ai ishte pjesë një bande grabitësish që u shkatërrua në 11 gusht, ndërsa ndaj 24-vjeçarit Muçaj ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Prokuroria e Barit.
Gjatë operacionit policor ishin vënë në pranga 9 persona, shumica prej tyre shqiptar dhe të akuzuar për dhjetëra vjedhje, të ndodhura në zonën e Barit dhe në provincë.