Berisha: Do të ketë kudo protesta! Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta
Duke ju përgjigjur pyetjes se gazetarëve Berisha tha se, “do të ketë kudo protesta”.
Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha thatë se protestat e opozitës do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë. Po paralajmëroni që do të ketë protesta krahas Tiranës edhe në qytete të tjera të vendit dhe do të ketë radikalizim të lëvizjes së opozitës?
Sali Berisha: Do të ketë kudo protesta. Aty ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta.
Regjimi do të përballet në të 4 anët e vendit me qëndresën e fuqishme popullore.