Ndjekje me helikopter si në filma/ Policia belge arreston trafikantin shqiptar
Një i dyshuar si trafikant droge u kap në Riemst të Belgjikës pas një ndjekjeje me helikopter policie
Nga Anastacia Reviers, TVL
Gjatë një aksioni provincial ANPR, policia arriti të ndalojë një shofer të dyshuar në Riemst. Burri tentoi të heqë qafe drogën, por përfundimisht u arrestua.
Ngjarja ndodhi më 21 mars. Policia lokale e Bilzen-Hoeselt-Riemst vuri re një automjet të dyshimtë, pas të cilit nisi një ndjekje. Me mbështetjen e një helikopteri të policisë federale, makina u detyrua të ndalonte në Dorpsstraat në Riemst.
Drogë e hedhur nga dritarja
Drejtuesi, një 26-vjeçar me shtetësi shqiptare, hodhi pak para kontrollit disa doza (toptha) kokaine nga automjeti. Në makinë policia gjeti gjithashtu një shumë parash cash. Burri u arrestua dhe u dërgua në komisariat për hetime të mëtejshme. Droga, paratë, automjeti dhe telefoni i tij u sekuestruan.
I ndaluar nga gjyqtari hetues
Policia përpiloi procesverbalin për trafik droge dhe pastrim parash. Sot i dyshuari u paraqit para gjyqtarit hetues, i cili vendosi ta lërë në arrest. Ai është dërguar ndërkohë në burg.