Shkon në 3 numri i viktimave, vdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Thellohet tragjedia. Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga ngjarja e rëndë në Podujevë.

Sipas mediave në Kosovë ka humbur jetën edhe autorja e dyshuar e krimit 31-vjeçarja, Ardita Gashi.

31-vjeçarja pas vrasjes së 45-vjeçarit Iliaz Brahimi, i dyshuar për lidhje intime me autoret, më pas ajo ka marrë peng nusen e xhaxhai të saj, duke e qëlluar atë dhe më pas veten. Gruaja e xhaxhait, 73-vjeçarja ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit në spital, ndërsa 31-vjeçarja humbi jetën në spital pas plagëve të marra mesditët e sotme.

Lexo edhe:  Vdes gruaja e plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

31-vjeçarja dyshohet ka pasur lidhje me 45-vjeçarin i cili u gjet i vdekur brenda makinës së tij pranë banesës së të dyshuarës Ardita Gashit, megjithatë hetimet vijojnë ende.

Ndërkohë në një reagim në herët Prokuroria e Kosovës, theksoi se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë, ndërsa arma e zjarrit dhe gëzhoja janë sekuestruar nga autoritetet.