Kapiteni kuqezi dhe ‘gardiani’ dardan, në formacionin e javës në Serinë A

Kapiteni Berat Gjimshiti është shpallur pjesë e formacionit të javës së 30-të në Serinë A, falë paraqitjes së tij të shkëlqyer në fitoren e Atalantës ndaj Veronës. Mbrojtësi u vlerësua me notën 8.0 për kontributin e tij në mbrojtje dhe rolin udhëheqës në fushë.

Ndërsa portieri më i mirë i 11-shes së javës u shpall Arijanet Muriç i Sassuolos. Muriç pati një mbrëmje magjike, duke neutralizuar 7 gjuajtje drejt kuadratit të tij nga Juventus, përfshirë edhe një penallti të Locatelli-t në minutën e 87-të.

27-vjeçari u shpall gjithashtu “Lojtari i Ndeshjes” dhe mori notën 8.7 nga SofaScore, duke treguar formën e tij të jashtëzakonshme dhe ndikimin vendimtar në fitore.