Vendim i marrë, Zinedine Zidane do të bëhet trajneri i ri i Francës pas Botërorit
Legjenda e Zinedine Zidane ka arritur një marrëveshje verbale me Federatën Franceze të Futbollit për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Francës pas përfundimit të Botërorit. Lajmi pritet të bëhet zyrtar menjëherë pas turneut, duke shënuar përfundimin e një cikli 14-vjeçar me Didier Deschamps.
Sipas “Le Parisien”, Zidane ka refuzuar oferta nga klube të shumta europiane gjatë katër viteve të fundit, duke pritur momentin për të marrë drejtimin e kampionëve të Botës në fuqi. Presidenti i federatës, Philippe Diallo, ka deklaruar se e njeh tashmë emrin e pasardhësit të Deschamps dhe ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes së një profili që të ketë mbështetje nga tifozët francezë.
Edhe pse emri nuk është bërë ende publik zyrtarisht, unanimisht konsiderohet se Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i Francës. Ky zhvillim pritet të jetë një temë qendrore gjatë përgatitjeve të ekipit për ndeshjen Francë-Brazil në Boston, ku gazetarët do të mund të pyesin Deschamps për këtë pasardhës të ri.
Federata Franceze e Futbollit do të formalizojë marrëveshjen pas Botërorit, duke i dhënë fund pritjes katërvjeçare të Zidane për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Francës dhe duke rikthyer legjendën marsejeze në stol pas një karriere të shkëlqyer si lojtar dhe trajner.