Griezmann në MLS, francezi fluturon drejt Amerikës për të finalizuar marrëveshjen me Orlando City-n
Antoine Griezmann pritet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, teksa ka vendosur të transferohet në Shtetet e Bashkuara pas përfundimit të sezonit me Atlético Madridin. Sulmuesi francez ka shfrytëzuar këtë periudhë pushimi për të udhëtuar drejt SHBA-së, ku do të finalizojë marrëveshjen me Orlando City-n.
Qëllimi i Griezmann-it është i qartë: ta mbyllë karrierën në MLS, duke realizuar një ëndërr të kahershme. Nga ana tjetër, edhe klubi madrilen është në një mendje me lojtarin që largimi të ndodhë në mënyrën më të denjë të mundshme. Si golashënuesi më i mirë në historinë e Atleticos dhe një nga lojtarët me më shumë ndeshje, ai meriton një “lamtumirë” në nivelin që i takon.
Të dyja palët kanë rënë dakord që ky moment është ideal për të mbyllur detajet e transferimit, në mënyrë që lojtari të përqendrohet plotësisht te fundi i sezonit. Përpara janë sfida shumë të rëndësishme, përfshirë përballjen në Champions ndaj Barcelona dhe finalen e Kupës kundër Real Sociedad. Griezmann synon të largohet duke fituar një trofe.
Nga ana tjetër, Orlando City e pret me entuziazëm ardhjen e një kampioni bote dhe një figure të madhe të futbollit evropian. Transferimi do të realizohet vetëm pasi francezi të përfundojë detyrimet me klubin e tij aktual.
Në moshën 35-vjeçare, Griezmann do të nisë aventurën amerikane, duke mbetur gjithmonë i lidhur me Atleticon, klub që ai e konsideron si shtëpinë e tij.