NBA/ Befasi në Boston, dominim i Nuggets dhe rikthim i Suns

Mbrëmja në NBA solli rezultate surprizuese dhe paraqitje të mëdha individuale. Minnesota Timberwolves arritën një fitore historike 102-92 ndaj Boston Celtics në ‘TD Garden’, duke i dhënë fund një serie prej 18 humbjesh radhazi në këtë fushë që zgjaste që nga viti 2005. Bones Hyland ishte heroi me 23 pikë, ndërsa Ayo Dosunmu kontribuoi me 17 pikë, 8 rebound dhe 6 asistime. Për Celtics, 29 pikët e Jaylen Brown nuk mjaftuan, me Wolves që bënë diferencën në periodën e katërt (26-15).

Fitore bindëse edhe për Denver Nuggets, që mposhtën 128-112 Portland Trail Blazers. Nikola Jokic shkëlqeu me ‘triple-double’-in e 28-të sezonal dhe të 192-in në karrierë, duke mbyllur gjithçka që në çerekun e tretë. Rikthimi i Peyton Watson solli edhe 14 pikë nga stoli.

Në New York Knicks vazhdojnë formën e shkëlqyer, duke marrë fitoren e gjashtë radhazi pas suksesit 145-113 ndaj Washington Wizards. Karl-Anthony Towns udhëhoqi me 26 pikë dhe 16 rebound, ndërsa Knicks dominuan plotësisht pjesën e dytë.

Pas pesë humbjesh radhazi, rikthehen te fitorja Phoenix Suns, që mundën 120-98 Toronto Raptors. Devin Booker realizoi 25 pikë në një ndeshje të kontrolluar nga fillimi në fund nga vendasit.

Në fund, dramë në Sacramento, ku Sacramento Kings fituan 126-122 ndaj Brooklyn Nets, duke i dënuar këta të fundit me humbjen e shtatë radhazi. Malik Monk ishte vendimtar me 32 pikë nga stoli, ndërsa gabimi në fund i kundërshtarëve vulosi suksesin e Kings.