Madona feston ditëlindjen në Itali, publikon foton e parë me 6 fëmijët

Për herë të parë, Madona ka publikuar një portret familjar ku përfshihen të 6 fëmijët e saj, shkruan People, citon Syri.net.

Kantautorja e famshme dhe nënë krenare njëherësh ka festuar 59-vjetorin me një festë me temë cigane në Lecce, në Itali, të premten dhe ku tregohen me plot dashur fëmijët e saj: Rocco, 17 vjeç; David, 11 vjeç; vajza Lourdes 20 vjeçe; Mercy James, 11 vjeçe dhe binjaket nga 4 vjeç e gjysëm, Estere dhe Stella.

Madona kishte veshur një kostum korse në ditëlindjen e saj ndërsa të bijat, veshje të Dolce Gabbana në harmoni me të./SYRI.NET