Flick barazon rekordin e Guardiolës te Barcelona

Barcelona mori sot një fitore minimale ndaj Rayo Vallecanos me rezultatin 1-0 në La Liga.

Kjo ishte fitorja e 15-të radhazi e Barçës në shtëpi në këtë ligë.

Kësisoj, trajneri gjerman Hansi Flick ka barazuar ikonën e klubit, Pep Guardiolën, i cili si trajner kishte arritur kaq fitore me radhë te katalanasit.