Po shkëlqen me Interin, statistika mbresëlënëse e Pio Espozitos
Françesko Pio Espozito po shkëlqen me Interin në sezonin 2025-2026, duke realizuar gjashtë gola në Serinë A, teksa tundi rrjetën mbrëmjen e sotme në sekondën e 40-të, në duelin ndaj Fiorentinës.
Me këtë arritje, ai bëhet lojtari i katërt në historinë e klubit që shënon më shumë se pesë gola në një sezon të kampionatit para se të mbushë 21 vjeç, në epokën e tre pikëve për fitore.
Para tij, këtë sukses e kanë arritur vetëm Nikola Ventola, Obafemi Martins dhe Mario Balotelli.
Forma e tij e mirë po e bën një nga talentet më premtues të futbollit italian aktualisht.
Espozito pritet të ketë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm te Interi në vazhdim të sezonit.