MotoGP/ Bezzecchi fiton Çmimin e Madh të Brazilit

Marco Bezzecchi fiton Çmimin e Madh të Brazilit në MotoGP.

Piloti i Aprilias mori kryesimin që nga kthesa e parë dhe dominoi garën në Goiania.

Pas tij, Jorge Martin kompleton “dopjetën” për skuadrën Aprilia, me Di Giannantonion gjithashtu në podium.

Alex Márquez dhe ish-lideri i përgjithshëm Pedro Acosta përfunduan në vendin e gjashtë dhe të shtatë.

Bezzecchi tani zë vendin e parë në renditjen e përgjithshme, me një avantazh prej njëmbëdhjetë pikësh ndaj Martin.