Përplasja te Kuvendi/ Narkopolicia dhunon deputetët e PD-së, Luçiano Boçi dhe Xhelal Mziu

Gjatë protestës së opozitës është regjistruar një incident mes deputetëve, protestuesve dhe forcave të policisë.

Deputetët e PD, Luciano Boçi, Klevis Balliu, Xhelal Mziu dhe Flamur Noka, kërkuan të kalojnë drejt Kuvendit.

Pasi u përplasën me policinë, u përdor gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë, ndërsa protestuesit dhe deputetët ushtruan të drejtën e tyre për të shprehur kërkesat dhe qëndrimet.

Incidenti u menaxhua në mënyrë të dhunshme nga policia e cila ushtroi dhunë ndaj deputetëve të cilët po protestonin duke ushtruar të drejtat e tyre.