Marshim nëpër Tiranë/ Protestuesit i drejtohen ‘Bllokut’, Rama blindon vilën e ish dikatorit
Protestuesit paqësorë kanë marshuar drejt një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës dhe më të shtrenjtës për nga jetesa, në atë që njihet si ‘Zona e Bllokut’.
Pas marshimit nëpër Tiranë, protestuesit paqësore po shkojnë drejt ‘Bllokut’, ndërsa Policia ka mobilizuar qindra punonjës të saj për t’i dhunuar qytetarët paqësorë, që kërkojnë largimin e një qeverie të korruptuar.
Protestuesit po udhëhiqen nga lideri demokrat, Sali Berisha, i cili në çdo protestë opozitare ka qëndruar përkrah protestuesve paqësorë, madje është dhunuar nga Policia njëjtë si qytetarët me gaz lotsjellës e ujë me piper.
Pas zemërimit të shfaqur në ministritë e vendosur në fund të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, protestuesit u zhvendosën drejt zonës së frekuentuar të Tiranës.
Ndërsa protestuesit kaluan përgjatë bllokut, Policia e Ramës u kujdes të blindonte dhe siguronte vilën e ish diktatorit Enver Hoxha, jo vetëm me policë por edhe me botin e ujit me piper për të goditur protestuesit paqësorë.
Herën e fundit, protestuesit hodhën flakadanë ndaj Vilës 31, në shenjë zemërimi ndaj një prej godinave që ka mbetur nga e shkuara komuniste e diktatorit Enver Hoxha.