VIDEO/ Mijëra protestues marshojnë në Tiranë, policia e Ramës i ndjek nga pas
Protestuesit në Tiranë kanë dalë sërish në rrugët e kryeqytetit në kuadër të protestës së thirrur nga opozita e vendit, për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj politikave të qeverisë.
Me pankarta dhe thirrje për drejtësi, qytetarët kanë marshuar me vendosmëri drejt institucioneve kryesore, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi.
Ndërkohë, forcat e policisë së qeverisë së Edi Ramës janë përpjekur t’i ndjekin protestuesit, por turma ka treguar vendosmëri dhe organizim, duke ruajtur qetësinë dhe ritmin e protestëes, duke mos rënë pre e provokimeve.