VIDEO/ Protesta kombëtare, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me entuziazëm

Ka nisur grumbullimi i protestuesve të opozitës përpara selisë së Partia Demokratike e Shqipërisë në Tiranë, ndërsa mijëra qytetarë po i bashkohen protestës së thirrur për mbrëmjen e sotme.

Në selinë blu ka mbërritur edhe kryetari i demokratëve, Sali Berisha, i cili është pritur me entuziazëm, brohoritje dhe mbështetje nga qindra simpatizantë të mbledhur. Pjesëmarrësit vijojnë të shtohen, me shumë qytetarë që udhëtojnë drejt kryeqytetit edhe nga rrethet.

Opozita ka thirrur një protestë kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

Ndërkohë, mbështetësit e Partisë Demokratike janë mbledhur pranë selisë për t’u organizuar dhe për t’u bërë gati për marshimin masiv.