VIDEO/ ‘Qeveria po na fut duart në xhep’- Paralajmërimi i Baçit: Qytetarët do të vendosin për revoltën!
Partia Demokratike ndodhet në një “stinë protestash”, ku tubimi i radhës pritet të jetë i fuqishëm dhe ndryshe nga herët e tjera, ku për ligjvënësin demokrat, Luan Baçi, vendimi për formën dhe masën e reagimit do të jetë në duart e vetë qytetarëve, të cilët do të shprehin zemërimin dhe revoltën e tyre ndaj padrejtësive.
Situata aktuale në vend përshkruhet si tejet e rëndë, teksa deputeti demokrat përmendi rënien ekonomike, shpopullimin e vendit, falimentimin e bizneseve të vogla e të mesme dhe një gjendje të mjeruar ekonomike si arsyet kryesore që shtyjnë qytetarët drejt protestës.
Baçi e cuilësoi qeverinë si të korruptuar, ndërsa tha se forma e protestës së kësaj të diele para Kryeministrisë nuk do të diktohet nga selia blu.
“Duhet ta vendosin vetë qytetarët,” u shpreh ai, duke shtuar se Partia Demokratike dhe deputetët e saj do të jenë në krah të tyre dhe në ballë të tubimeve, por jo si vendimmarrës kryesorë.
Çdo protestë gjithmonë është ndryshe nga herët e tjera. Ne jemi në një stinë protestash dhe këtë Partia Demokratike e ka thënë qysh në krye të herës, kemi filluar protestat e njëpasnjëshme dhe të herëpashershme. Protestë e fuqishme, protestë e qëndrueshme, protestë që siç e kemi thënë dhe herën e kaluar në protestën pararendëse, janë qytetarët ata që duhet të vendosin. Janë qytetarët ata që duhet të vendosin se si mund dhe duan ta shprehin zemërimin, revoltën e tyre, mërzitjen e tyre, reagimin e tyre qytetarë, protestues të fuqishëm kundrejt këtyre padrejtësive.
Jetojmë situata krejt të veçanta, jetojmë një situatë përveç rënies ekonomike, përveç shpopullimit të vendit, përveç ë gjendjes së mjerë ekonomike, përveç falimentit të bizneseve të vogla, falimentit të ë të bizneseve të tjera të mesme apo të mëdha. Ne jemi dhe në një situatë krejt të veçantë, kur kemi një qeveri të korruptuar, kur kemi një ish-zëvendëskryeministre dhe ministre të energjitikës të marrë nën hetim si të pandehur dhe e kemi përsëri deputete dhe kryeministri e lë dhe drejtuese politike në qarkun e Fierit, në atë qark ku erdhi dhe kreu krime të njëpasnjëshme, krime elektorale, ku SPA-th duhet ta mirrte të pandehur edhe për krimet elektorale, për vjedhje votash, për manipulim votash, për shantazh, për presion.
Sot ajo vazhdon të jetë e lirë dhe të manipulojë prova. Pra, parë një situatë të tillë, unë mendoj se qytetarët shqiptarë do të dinë të reagojnë, do të dinë të reflektojnë, ë të shprehin revoltën dhe zemërimin e tyre ashtu siç duhet ta shprehi një popull i zemëruar. Janë të shumta rrugët dhe mënyrat se si një opozitë duhet të protestojë dhe duhet të qëndrojë dhe duhet të reagojë për të treguar opinionit kombëtar, po dhe ndërkombëtar se situata këtu është jashtë normales. Protesta është mjeti më i fuqishëm që ka në dorë një opozitë ë dhe duhet të organizohet e fuqishme. Patjetër që forma e protestës pastaj, e thashë pak më parë dhe unë i qëndroj gjithmonë, ë duhet të jetë një protestë që duhet ta vendosin vetë qytetarët.
Partia Demokratike, për mendimin tim, deputetët, të gjithë drejtuesit, eksponentët e Partisë Demokratike, duhet të jenë në krah të tyre, në ballë të tyre, por gjithmonë nuk jam me vendimmarrjen ta ketë Partia Demokratike, vendimmarrjen ta ketë qytetarët për mënyrën se si duhet të reagojnë, si duhet të shprehin revoltën e tyre, të qëndrueshme, të fuqishme, pse jo të jetë në propocion të drejtë me atë se çfarë i bën kjo qeveri këtij populli. Shiko, unë kam një pyetje, si reagon një qytetar ë kur një hajdut në rrugë i fut duart në xhep dhe e vjedh? Në këtë situatë jemi ne qytetarët shqiptarë, populli shqiptar, na fusin duart në xhep dhe na vjedh kjo qeveri taksat dhe tatimet që paguajnë qytetarët. Reagimi duhet të jetë në proporcion të drejtë me vjedhjen që na bëjnë.