‘Rama si kalë pa frena’/ Qytetari nga Elbasani: Ne kemi protestën e zemërimin, ata kanë gazin lotsjellës

Qindra qytetarë nga Elbasani po zbarkojnë drejt Tiranës, në protestën e organizuar nga opozita këtë të dielë, 22 mars përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrja massive jo vetëm që konfirmohet nga strukturat drejtuese të PD Elbasan, por edhe nga vetë qytetarët, të cilët janë entuziastë për protestën e sotme, duke thënë se kanë shumë arsye për t’iu kundërvënë një qeverie të inkrimuar dhe të korruptuar.

I tillë është edhe ky qytetar, icili për Syri tregon, se nafta e ‘detyroi’ të niset drejt kryeqytetit për të protestuar kundër një qeveria dhe kryeministri që nuk mendon aspak për ta.

‘Çmimi i naftës, korrupsioni i paimagjinueshëm. Vëtë kryeministri deklaron se ka bërë reformën në drejtësi në një kohë kur ai akuzohet nga vetë SPAK e SHBA. Ndaj ne po dalim që ta rrëzojmë. Edhe sot presim të na hedhin gaz, ne kemi në dorë protestën e zëmërimin dhe jo automatikun. I gjithë populli të vijë atje, edhe ndërkombëtarët ta shohin këtë. Është bërë si një kalë pa frena’, shprehet i indinjuar qytetari.