VIDEO/ Fitore mes drithërimash me skuadrën madrilene, Barcelona vazhdon ‘marshimin' drejt titullit

Një gol i Ronald Araújo në pjesën e parë të takimit përballë Rayo Vallecanos i ka mjaftuar Barcelonës për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion.

Fitorja 1-0 nuk ishte aspak e lehtë për katalanasit, të cilët e nisën sfidën me dominim të dukshëm dhe kontroll të lojës, sidomos pas golit të shpejtë të avantazhit.

Megjithatë, me kalimin e minutave, madrilenët reaguan dhe krijuan disa raste të rrezikshme që vunë në vështirësi prapavijën e vendasve.

Në fundin e takimit, presioni i miqve u rrit ndjeshëm, duke detyruar Barcelonën të tërhiqej dhe të mbrohej më shumë seç ishte parashikuar.

Në këto momente vendimtare, protagonisti kryesor ishte portieri Joan García, i cili me disa ndërhyrje vendimtare shmangu golin e barazimit dhe ruajti avantazhin minimal.

Falë kësaj fitoreje, Barcelona regjistroi suksesin e pestë radhazi në kampionat, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon në këtë fazë të sezonit.

Katalanasit shkojnë kështu të qetë në pauzën e kombëtareve, duke ruajtur një diferencë të ndjeshme në krye të renditjes ndaj rivalëve të përhershëm të Real Madridit.