Shpërthimi në Romë, pamje nga shembja e 3 ndërtesave - Çifti i të moshuarve rëndë, persona nën rrënoja
Nga Alba Kepi
Dy të moshuar, burrë e grua 86 e 84 vjeç janë në gjëndje të rëndë ndërsa shtatëdhjetë persona janë evakuuar pas shpërthimit të fuqishëm që shkaktuar shembjen e një ndërtese në zonën Piana del Sole, pranë Ponte Galeria, në Romë të Italisë.
Sipas hetimeve të para, shkaku dyshohet të jetë një rrjedhje gazi nga një bombolë, e cila ka shkaktuar shpërthimin dhe ka prekur të paktën tre ndërtesa midis rrugëve via Tavagnasco dhe via Cigliè.
Dy ndërtesa të tjera kanë pësuar dëme të konsiderueshme, duke bërë të nevojshme kontrolle strukturore për të vlerësuar sigurinë e banesave përreth.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, policia dhe personeli shëndetësor, të angazhuar në operacionet e shpëtimit dhe sigurimin e zonës. Zona është izoluar dhe personat e evakuuar po ndihmohen nga autoritetet. Është përjashtuar prania e personave të tjerë nën rrënoja.
Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë parë shembjen dhe janë larguar me nxitim nga banesat përreth. Hetimet po vijojnë për të përcaktuar dinamikën e shpërthimit dhe për të verifikuar përgjegjësitë e mundshme.