VIDEO/ Ronaldinjo festoi 46-vjetorin e lindjes, si e nderon Barcelona një nga legjendat më të mëdha të klubit
Barcelona di si t’i vlerësojë legjendat e saj dhe këtë herë ishte radha e Ronaldinjos. Brazilian mbushi 46 vjeç ditën e djeshme dhe klubi donte t’i bënte homazh sot me lojtarët aktualë të Barcës që veshën fanellën e tij para ndeshjes kundër Rajo Vajekanos.
Ata dolën në fushën e Camp Nou me fanellën që Ronaldinjo mbajti veshur gjatë sezonit 2005/06, duke nderuar kështu një nga legjendat më të mëdha të klubit. Kjo fanellë do të dalë në shitje këtë të dielë pas këtij eventi promovues.
Pritet që para fillimit të ndeshjes, klubi do të mbajë një tjetër homazh për brazilianin, arkitektin e ekipit të Barçës që fitoi Ligën e Kampioneve dhe hodhi themelet për atë që do të vinte më vonë me epokën e Mesit.
Homenaje del @FCBarcelona_es y @Nike a @10Ronaldinho pic.twitter.com/ytvteDx1He