Peka: Dialogu dje në PS që tregon se këta janë organizate kriminale!

Analisti Çim Peka ka komentuar zhvillimet në kampin e rilindjes një ditë pas takimit të asamblesë kombëtare kur Rama prezantoi edhe drejtuesit e rinj politikë të qarqeve.  

Sipas gazetarit, “|dialogu dje në PS tregon se këta janë organizate kriminale!”.

Mesazhi:

Dialogu dje në PS që tregon se këta janë organizate kriminale!

Rama: Patronazhistët në diasporë të kenë kujdes se ka ligje atje!

Belamafia: Të blejmë njerëz nga PD!

Ulsiu: Ata që kanë ngel nuk shiten, ti marrim nga këto partitë që krijuam para zgjedhjeve!

Peleshi: Administrata që kemi punësuar po fle gjumë, duhet ta justifikojnë vendin e punës që ju ka dhënë partia!

Ndërkohe, Agasi bredh nga qyteti në qytet i shoqëruar nga policia dhe nuk arrestohet. Rama i ka dhënë garanci që edhe Drejtorin e ri të policisë do e zgjedhë po ai. Balla me dhjetra dosje kriminale në SPAK caktohet të drejtojë organizatën kriminale të PS në Tiranë. Dumani, Irena, etj vazhdojnë shërbimet e radhës ndaj regjimit të Surrelit. Olsi është i vetmi emigrant që ka lënë SHBA për një jetë më të mirë në Albanistan. Vrimat e Belës janë shembur, inceneratorët e Ramës nuk ndizen ose nuk janë bërë edhe pse paratë janë dhënë. Mbretëresha Linda vazhdon kontrollin mbi AKSH, Linda e AKSH edhe pse me 5 shtëpi e vilë në Qerret vazhdon jeton me qira, e ndërkohe Tv peshku vazhdon me zgjuarsinë e peshkut të zbuloje se “Fajin e ka Saliu”!

Sot në 18.00 në shesh të gjithë ata qe nuk i besojnë Tv peshkut e mediave të sponsorizuara nga Rama me lekët që ju vjedh ju!

Ps: Dikur justifikoheshit se këtë plehrën e mbajnë ndërkombëtarët. Sot se keni ketë justifikim. Erdhi dita që ky u beri m… ndërkombëtarëve njëlloj si shqiptarëve. Tani dilni nga rehatia e nënshtrimit e bëjini m… këtij qesharaku të neveritshëm!