‘Sulltan Nevruzi’, Berisha: Kjo është ditë besimi, mbarësie dhe shpresës së pashuar
Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka uruar me një mesazh ne rrjetet sociale Ditën e Sulltan Nevruzit.
“Për bektashinjtë dhe të gjithë besimtarët e Zotit kjo është ditë besimi, mbarësie, ditë e lindjes, jetës dhe shpresës së pashuar!”, shkruan kreu demokrat.
Mesazhi:
Gëzuar ditën e Sulltan Nevruzit!
Të dashur miq, bektashinjve shqiptarë i uroj nga zemra gëzuar ditën e madhe dhe të bekuar të Sulltan Nevruzit. Për bektashinjtë dhe të gjithë besimtarët e Zotit kjo është ditë besimi, mbarësie, ditë e lindjes, jetës dhe shpresës së pashuar!
Le të urojmë që Sulltan Nevruzi tjetër të na gjejë më mirë! Gëzuar! #sb