PD thirrje për protestë masive kundër Ramës, 1200 qytetarë pritet të nisen nga Elbasani
Partia Demokratike u ka bërë thirrje strukturave dhe mbështetësve të saj që të marrin pjesë masivisht në tubimin e organizuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ditën e sotme nga Elbasan pritet të nisen rreth 1200 protestues, të cilët do t’i bashkohen tubimit. Nisja e tyre është planifikuar rreth orës 16:00 dhe do të realizohet me automjete private.
Në një mesazh drejtuar demokratëve një ditë më parë, Partia Demokratike e Shqipërisë thekson se kreu i qeverisë ndodhet në izolim ndërkombëtar dhe përballë drejtësisë, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për reagim qytetar.