Çmimi i karburanteve fluturon/ Rama i qetë vijon talljen: Të mbrojmë pensionistët…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve, duke e lidhur situatën me zhvillimet e fundit globale pas konfliktit në Iran. Në podcastin e tij të propagandës “Flasim”, ai theksoi se kriza ndërkombëtare ka ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit me naftë, duke sjellë rritje të menjëhershme dhe të ndjeshme të çmimeve në treg.
Ndërkohë që nuk dha asnjë shpjegim se pse është rritur çimi i naftës në Shqipëri vetëm 2 ditë pasi kiste nisur konflikti me Iranin. Ndërsa nuk kishte asnjë anije me naftë që të ishte zhdoganuar në Shqipëri me çmim të rritur ndërkombëtar. Ka qenë vetë kreu i qevrisë që paralajmëroi rritjen e karburantëve dhe direkt një ditë më pas nafta ishte 20 leke me shtrenjtë. Pra një vjedhje e hapur ndaj qytetarëve.
Ai tha se, “në të njëjtën kohë është marrë edhe një vendim tjetër për të ndërhyrë me një masë të përkohshme, gjë që po e bëjnë edhe vende tjera në akcizën e naftës, duke i bërë asaj një ulje me rreth 20 %, në mënyrë që të lehtësohet, si të thuash, disi barra mbi përdoruesit e automjeteve. Por ndërkohë, dua ta them shumë, shumë qartë, që në fund të ditës, ajo që ne na intereson e para është që të mbrojmë pensionistët, që do të thotë se në këtë rast, niveli i rritur i përfitimit që do të vijë në arkën e shtetit nga rritja e çmimit, cilidoqoftë ai, pas uljes që iu bë akcizës, do të shkojë vetëm për të mbrojtur pensionistët, vetëm për të mbështetur pensionistët”.
Është e qartë se kreu i qeverisë tallet. Pasi është shpjeguar shumë qartë në media se shumica e taksave që qeveria vjel nga çmimet e karburanteve nuk dihet se ku shkojnë, dhe nuk shkojnë aspak për rritjen e pensioneve. E ky thotë që çmimet e larta ndihmojnë pensionistët me te cilët ka kohë që tallet duke u blerë votën me 5 mijë leksha me rastet e festive të fundvitit.