Thirrja, Boçi: Nëse nuk pranon që Shqipëria të trajtohet si plaçkë personale e Edi Ramës, protesto!

Nënkryetari i Partisë Demokratike u ka bërë thirrje shqiptarëve përmes një mesazhi në fecebook që të bashkohen në protestën e sotme ne Tiranë.

“Protesto për fëmijët, për familjen, për dinjitetin, për Shqipërinë”, thuhet ne mesazhin e deputetit demokrat.

“Mos rri ulur kur të vjedhin! Mos rri i heshtur kur të poshtërojnë! Mos rri spektator kur të boshatisin shtëpinë, qytetin, Shqipërinë!”, shkruan Boçi.

Mesazhi i plotë

NËSE…

Nëse nuk pranon të jetosh në një vend ku vjedhja quhet qeverisje, protesto!

Nëse nuk pranon që varfëria jote të ushqejë luksin e tyre, protesto!

Nëse nuk pranon që fëmijët e tu të ikin, sepse këtu po mbeten vetëm banditizmi dhe padrejtësia, protesto!

Nëse nuk pranon që nëna e babai pensionist të numërojë kafshatat, ndërsa pushteti numëron milionat, protesto!

Nëse nuk pranon që i ndershmi të shtypet dhe hajduti të lartësohet, protesto!

Nëse nuk pranon që taksat e tua të kthehen në pasuri për një grusht njerëzish, protesto!

Nëse nuk pranon që Shqipëria të trajtohet si plaçkë personale e Edi Ramës, protesto!

Nëse nuk pranon që heshtja të bëhet ligj dhe frika të bëhet mënyrë jetese, protesto!

Nëse nuk pranon që të të marrin dinjitetin, zërin dhe të ardhmen, protesto!

Protesto, qytetar!

Jo për një parti.

Jo për një karrige.

Por për fëmijët, për familjen, për dinjitetin, për Shqipërinë.

Mos rri ulur kur të vjedhin!

Mos rri i heshtur kur të poshtërojnë!

Mos rri spektator kur të boshatisin shtëpinë, qytetin, Shqipërinë!

Ngrihu kundër varfërisë!

Ngrihu kundër korrupsionit!

Ngrihu kundër padrejtësisë!

Ngrihu kundër Edi Ramës!

Sepse një popull që hesht përballë së keqes, ushqen forcën e tiranisë!

Hajde sot në protestë, ndryshe nesër je nën zgjedhë!