Sot protesta e opozitës/ Dorëheqje e Ramës dhe qeveri teknike për zgjedhje të reja...
Partia Demokratike u ka bërë thirrje strukturave dhe mbështetësve të saj për pjesëmarrje masive në tubimin kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Në një mesazh drejtuar demokratëve një ditë më parë PD thekson se Edi Rama ndodhet në izolim ndërkombëtar dhe përballë drejtësisë, ndërsa është momenti për reagim qytetar.
Protesta synon rrëzimin e qeverisë aktuale dhe hapjen e rrugës për një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e ndershme.
“Të dashur demokratë: Edi Rama është izoluar ndërkombëtarisht. Në përplasje me drejtësinë. Rezistenca jonë nuk ndalet deri në rrëzimin e tij. Deri në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është ta rrëzojmë. E diel, ora 18:00, në bulevard”, thuhet në mesazhin e Partisë Demokratike.
Një ditë më parë, kreu i opozitës Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar protestën si kryengritjen më të madhe paqësore të opozitës.
Protesta do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00, përpara godinës së Kryeministrisë.