VIDEO/ Juventusi ndalet nga Sassuolo, portieri dardan i pret penallti Locatelli-t
Juventusi shpërdoron një mundësi të artë në shtëpi, duke barazuar 1-1 ndaj Sassuolo-s në një ndeshje ku bardhezinjtë patën gjithçka në dorë për të marrë tri pikët.
Fillimi ishte ideal për skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti. Në minutën e 14-të, pas një aksioni të shpejtë të nisur nga Perin, Conceição shërbeu për Kenan Yıldız, i cili realizoi për 1-0.
Juventusi dukej në kontroll dhe krijoi raste të tjera, me Locatelli-n protagonist dhe McKennie që shkoi pranë golit me kokë.
Megjithatë, ritmi i ulët i vendasve i lejoi Sassuolo-s të rikthehej në lojë. Paralajmërimi erdhi nga një rast i artë i Andrea Pinamonti, i cili gaboi nga shumë pranë. Por në pjesën e dytë, sulmuesi italian nuk fali: pas një asistimi të Berardit, ai shënoi për 1-1, duke befasuar mbrojtjen e Juventusit.
Në fund, bardhezinjtë tentuan gjithçka për të fituar. U rikthyen në fushë Dušan Vlahović dhe Arkadiusz Milik pas mungesash të gjata, ndërsa vendimtare mund të ishte një penallti në minutat e fundit. Manuel Locatelli fitoi dhe mori përsipër goditjen, por u ndal nga portieri i përfaqësuese së Kosovës, Arijanet Murić.
Edhe në shtesë Juventusi provoi me Yildiz dhe Milik, por pa sukses. Një barazim që lë shije të hidhur për torinezët, të cilët e lanë vetë fitorent’u ikte nga duart.