Edi Martini ‘thumbon’ Ilir Dajën: Dinamo ka lojtarë shumë cilësorë, habitem që ata janë në këtë gjendje!

Edhe pse kuqeblutë kishin mundësinë për të marrë “komandën” të vetëm pas javës së 29-të, rezultati nuk shërbeu për këtë. Vllaznia, aktualisht në vendin e parë së bashku me Elbasanin me nga 53 pikë, ka arritur vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, një tregues i rënies së ndjeshme në formë dhe rezultate.

Martini foli për mediat pas ndeshjes:

“U futëm në ndeshje për të fituar. Dinamo luajti mirë, por ne kishim 61% të topit. Duhet ta kishim fituar këtë sfidë. I tillë është futbolli. Ne ia falëm dy raste Dinamos në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, u munduam të ishim më stabël dhe kërkuam me insistim fitoren. Gjithsesi, lojë e mirë, por na duhen pikët. Ndoshta edhe fat… Futbolli është kështu.”

Ai shtoi: “Janë ndeshje tepër të tensionuara. Na mungoi qetësia në pasin e fundit. Dinamo ka individë shumë të mirë, pavarësisht se nuk kanë marrë rezultatet. Habitem që Dinamo është në këtë gjendje. Për mua është një nga ekipet më të mira. E patëm të vështirë markimin e tyre. Për topat e gjatë, kishim planifikuar që me Yagon dhe Malën t’i shfrytëzonim në maksimum. Kemi dalë shumë herë nga krahu i djathtë, por na mungoi pasimi final. Mungesa e Kastratit na prishi punë, por edhe Malaj bëri një ndeshje shumë të mirë sot.”