VIDEO/ Lela: Protesta e opozitës në Tiranë, të gjithë skenarët në lojë

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela ishte i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ku me moderatoren Armela Ferko ka diskutuar skenarët që mund të jenë për protestën e nesërme në Tiranë të opozitës.  

Lela u shpreh se, sipas tij, qëndrimet dhe veprimet e kryeministrit Edi Rama ndaj qytetarëve burojnë nga një qëllim i vetëm: mbajtja e pushtetit personal dhe të grupit të tij ‘me çdo kusht’, pavarësisht interesave të publikut.

Sa i përket protestës së nesërme, ai theksoi se nuk ka një skenar të vetëm të përcaktuar, pasi ‘të gjithë skenarët janë në lojë’. Sipas tij, protesta është pjesë e një serie reagimesh që kanë nisur që në fund të dhjetorit dhe që po evoluojnë në formë dhe përmbajtje.

Ai shtoi se motivet e protestës lidhen me kërkesën për një qeverisje që përfaqëson interesin e qytetarëve dhe jo atë të një grupi të ngushtë politik.

Lela theksoi se opozita, me në krye PD-në, është duke shqyrtuar të gjitha opsionet për të vijuar mobilizimin qytetar në ditët në vijim.

‘Shiko, sa i takon kundravajtjeve të të Ramës në raport me, me popullatën, me qytetarët, unë mendoj që kjo shpjegohet nga i vetmi qëllim që Rama ka patur dhe ka, që është ai i pushtetit personal dhe të grupit me çdo kusht, pavarësisht, pavarësisht qytetarëve.

Sa i takon protestës nesër, unë nuk kam, nuk kam ndonjë skenar për t'ju thënë, sepse të gjithë skenarët janë në lojë. Dihet tashmë që është e disata, pra është, protesta e nesërme është në serinë ose në stinën e protestave, e cila ka nisur që në fund të të dhjetorit dhe opozita, Partia Demokratike si partia kryesore e opozitës, është duke i diskutuar të gjithë skenarët dhe të gjithë skenarët janë në, janë në sofër, janë në tavolinë për protestën e nesërme.

Ju e keni parë, e keni ndjekur, protestat kanë marrë trajta të ndryshme, sidomos këto dy herët e të fundit, pra, kanë dalë nga forma me të cilën nisën, që ishte demonstrimi në bulevard, skena, fjalimet, dhe kanë marrë një formë tjetër, por as forma e parë dhe as e dyta nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë.

Mund të thuhet, ajo që mund të thuhet me siguri është që diversiteti do të jetë natyra e re e nesërme dhe në vijim e protestave të opozitës.

Shiko, motivet i inkuadrove ti vetë duke cituar atë që kishte thënë Abilekaj në intervistë. Motivet janë krejt të kundërta të atyre që ka Rama. Dhe kryemotivi që del nga këto motive është që qeveria në Shqipëri të jetë e tillë, pra të jetë një qeveri e një grupi, e një force, që përfaqëson interesin, interesin e qytetarëve’, u shpreh Alfred Lela në SYRI TV.