Forma e Brojës, ‘rebus’ për Sylvinho-n, sulmuesi kuqezi nuk luan asnjë minutë në humbjen e Burnley-t
Burnley pësoi një humbje të rëndë 3-1 në fushën e Fulhamit, duke thelluar krizën në garën për mbijetesë në Premier League. Me vetëm një fitore në 22 ndeshjet e fundit të kampionatit, mbijetesa për skuadrën e Scott Parker duket një mision i pamundur.
Burnley krijoi disa raste, përfshirë një goditje me kokë të Zian Flemming që u ndal nga portieri Calvin Bassey, por sërish nuk arriti të gjente golin në pjesën e parë.
Humbja u vulos pas një periudhe dramatike në pjesën e dytë, ku Fulhami barazoi shpejt golin e shënuar nga Zian Flemming për Burnley dhe më pas kaloi në avantazh me një goditje të Harry Wilson. Pjesa shtesë nuk solli ndryshim, ndërsa golin e tretë e shënoi Raúl Jiménez pas një penalltie në minutat shtesë, duke vulosur fitoren 3-1 për skuadrën e Marco Silva.
Armando Broja në këtë ndeshje ishte në stol, por trajneri i Burnley-t nuk e preferoi si alternativë në fazën sulmuese për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Forma e tij, në fakt, ka shqetësuar edhe trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho, i cili në konferencën për shtyp këtë të shtunë deklaroi se duhet ta shohë nga afër gjendjen e sulmuesit për të kuptuar kontributin që mund të japë kundër Polonisë.