SYRI TV/ Falimenti i ‘Air Albania’, qeveria merr përsipër 100 mln euro borxhe: Do paguhen me paratë e qytetarëve...

Ajo që përflitej prej kohësh tashmë mesa duket është zyrtare. Kompania Air Albania është drejt falimentit për shkak të borxheve të shumta që akumuluar. Por mesa duket një pjesë të borxheve të kësaj kompanie, do t’i marrë përsipër qeveria shqiptare. Sipas shkrimit të një media ndërkombëtare si AeroTelegraph nga 100 milionë euro borxhe që ka kompania ajrore, 35 milionë do t’i marrë përsipër qeveria shqiptare e Edi Ramës. Nuk dihen arsyet e kësaj iniciative të Edi Ramës, megjithëse ndaj tij ka pasur akuza të shumta se ka përdorur avionët e Air Albania për të lëvizur për vizitat e tij personale.

Syri TV

Edi Rama duket se ka marrë përsipër borxhet e kompanisë Air Albania, të cilën e çoi drejt falimentimit duke i përdorur avionët e saj si pronë personale. Media e njohur ndërkombëtare, AeroTelegraph raporton se bëhet fjalë për një shumë marramendëse borxhesh prej 100 milionë eurosh. Nga kjo shumë, Rama do përdorë paratë e taksapaguesve për të paguar 35 milionë euro.

Qeveria shqiptare po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxheve të linjës ajrore të falimentuar.

Kjo rrjedh nga detyrime të papaguara prej afërsisht 100 milionë eurosh, duke përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin dhe shërbimin e ushqimit, sipas raportimeve të mediave lokale.

Për të shmangur procedurat ligjore, shteti mund të marrë përsipër rreth 35 milionë euro. Këto fonde do të përdoren posaçërisht për të zgjidhur pretendimet kundër Air Albania nga partnerët e saj ndërkombëtarë kontraktualë.

Shlyerja ndaj shtetit është planifikuar për një afat të gjatë.

Air Albania ndërpreu operacionet afërsisht shtatë muaj më parë pasi autoriteti i aviacionit pezulloi licencën e saj. Linja ajrore është aktualisht në likuidim.

Opozita prej disa kohësh ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shpenzuar miliona euro për të lëvizur me avion privat të mundësuar nga Air Albania  për vizitat e tij.