Pse po hesht ambasada amerikane për çështjen Balluku? Berisha: E vështirë të shpjegohet

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka komentuar mungesën e një reagimi publik nga Ambasada Amerikane lidhur me çështjen “Balluku”.

Ai u shpreh se nuk ka një shpjegim të qartë për këtë qëndrim, ndërsa theksoi se ambasada ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Petrit Matia: Doktor, përshëndetje, si ka mundësi që ambasada amerikane nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për çështjen Balluku?

Sali Berisha: E vështirë të shpjegohet. Nuk kam ndonjë shpjegim të saktë sepse e vërteta është që në mënyrë të përsëritur ambasada ka shprehur mbështetjen e saj për funksionimin e SPAK dhe institucioneve të drejtësisë.
Por, se cila është arsyeja që nuk bëri deklaratë, nuk mund ta them.
Nuk e di pse.
Mos harro edhe një gjë, që ka dhe një moto, e cila është ‘Amerika e para’, dhe ‘Amerika e para’ përbën një lloj vetëkufizimi dhe përqendrim kryesisht tek problemet e veta, por nuk e cila është arsyeja. Nuk mund ta them.
Mund t’ia bëni vetë ambasadës këtë pyetje dhe ajo me siguri do u përgjigjet.