Rama tërbohet nga takimet e opozitës në Berlin e Bruksel, pranon dështimin me integrimin: Nuk mbyllen negociatat në vitin 2027
Edi Rama pranoi indirekt dështimin me negociatat gjatë fjalimit në Asamblenë e PS.
Pasi Brukseli bllokoi miratimin e raportit IBAR, sot Edi Rama nuk foli më për vitin 2027 si vitin kur do mbyllen negociatat.
I tërbuar nga kjo gjë, ai lëshoi fyerje ndaj opozitës, e cila ka zhvilluar takime të rëndësishme në Berlin dhe Bruksel.
“Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndal në këtë proces”, tha.
“Kjo e farsës ka nevojë të thuhet: e vërteta e thjeshtë është që negociatat me BE-në nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. T’u thuhet që raporti i KE për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë. T’u thuhet shqiptarëve që ne negociatat me BE-në do t’i mbyllim brenda mandatit tonë.
S’ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal ne në këtë proces, s’ka mërgatë qyqesh në Bruksel që na ndal.
Ata që i grabitën Shqipërisë kohën ta vazhdojnë të grabisin, ndërkohë që janë qindra njerëz në administratë që punojnë për çdo kapitull të negociatave,” tha Rama.