Mourinho: Ky ekip është favorit për titull në Premierligë

Jose Mourinho, menaxheri i Manchester Unitedit, ka dhënë parashikimin se cili ekip është favorit për titull në Premierligë këtë sezon

Strategu portugez, Jose Mourinho mendon se Chelsea është favoriti kryesor që ta fitoj Premierligën edhe këtë sezon. Madje, menaxheri i Manchester Untiedit mendon se Blues janë më të fortë sesa sezonin e kaluar.

"Kur njerëzit thonë, për shembull, Chelsea ka humbur një lojtar të rëndësishëm në mesfushë, ka humbur një, por ka blerë Bakayoko dhe Danny Drinkwater, për shembull, cili është problemi?", Tha menaxheri në konferencën për shtyp të së premtes, kur u pyet për Chelsea duke humbur Matic.

“Chelsea është më i fortë sesa sezonin e kaluar, kështu që unë mendoj se çdo ekipi i pjesës së epërme të tabelës në Premierligë është mjaft i fortë me gjendjen të mirë financiare që do të luftojë për gjithçka”, theksoi ai. /Express/