Manchester United ndalet në barazim dramatik, Bournemouth-i merr një pikë në fund

Manchester United është ndalur në një barazim 2-2 ndaj Bournemouth-it, në një sfidë me shumë emocione në pjesën e dytë.

Rastet nisën herët, me Amad Diallo që në minutën e 5-të u ndal nga një pritje spektakolare e portierit Petrovic. Në fundin e pjesës së parë, Bruno Fernandes shpërdoroi një mundësi të mirë nga brenda zonës, duke mos arritur të zhbllokojë rezultatin.

Goli i parë erdhi në minutën e 61-të, kur Bruno Fernandes realizoi saktë nga pika e bardhë për 0-1. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 67-të, Ryan Christie barazoi me një goditje të bukur nga jashtë zone për 1-1.

Në minutën e 71-të, United riktheu avantazhin falë një autogoli të James Hill, duke kaluar në 1-2. Por drama nuk kishte përfunduar. Në minutën e 76-të, Alex Scott goditi traversën për Bournemouth-in, ndërsa dy minuta më vonë ndeshja mori kthesë vendimtare: Harry Maguire u ndëshkua me karton të kuq dhe vendasit fituan penallti.

Në minutën e 81-të, Eli Junior Kroupi u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat në 2-2 dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar.

Pavarësisht barazimit, Manchester United mbetet në vendin e tretë me 55 pikë, por ky hap fals mund të shfrytëzohet nga rivalët si Aston Villa dhe Liverpool për t’u afruar në renditje.