Rreth 120 mijë besimtarë kremtuan Fitër Bajramin në Tiranë, Reuters publikon pamje mahnitëse nga falja

Rreth 120 mijë besimtarë myslimanë në Shqipëri kryen faljen e namazit sot në festën e Fitër Bajramit.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Në Tiranë, besimtarët kryen faljen e namazit në “Sheshin Skënderbej”.

Disa pamje mahnitëse me dron u shpërndanë edhe nga fotografi i Reuters, Florion Goga, ku mijëra besimtarë myslimanë mbushin sheshin.