Fitër Bajrami festohet edhe në rrethe, qindra besimtarë myslimanë falën namazin

Fitër Bajrami është festuar edhe në qytete të ndryshme të vendit. Qindra besimtarë myslimanë falën namazin në xhami e sheshet kryesore të vendit, duke përmbyllur muajin e shenjtë të agjërimit. Pas lutjeve për paqe e dashuri, ata vijuan festimet dhe ritualet fetare me familjet e tyre, përmes vizitave tek të afërmit dhe drekën e Fitër Bajramit.  

Nga SYRI TV

Të gjitha sheshet e qyteteve të Shqipërisë u tejmbushën këtë të premte nga mijëra besimtarë myslimanë, të cilët u falën për Fitër Bajram, një ndër festat më të rëndësishme në kalendarin e fesë islame.

Shkodër/ Falja e namazit të Fitër Bajramit në Shkodër u organizua në sheshin pranë xhamisë ‘Ebu Bekër’.

Durrës/ Për shkak të numrit të madh të besimtarëve, falja e Fitër Bajramit në Durrës u organizua në sheshin përpara xhamisë së madhe në qendër të qytetit.

Fier/ Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra besimtarë në qytetin e Fierit janë mbledhur në sheshin qendror për të falur namazin e kësaj dite të shenjtë.

Elbasan/ Në Elbasan falja u krye në sheshin kryesor te qytetit.

Korçë/ Besimtarët myslimanë në Korçë u falën në sheshin e xhamisë Iljaz Bej Mirahori.  

Dibër/ Në Dibër, besimtarët myslimanë janë mbledhur për të kryer faljen e Namazit në ambientet e Pallatit të Sportit Bashkim Lala.

Lushnje/ Në Lushnje besimtarët u falën në sheshin kryesor të qytetit.

Pogradec/ Në Pogradec, besimtarët myslimanë u mblodhën në Xhaminë Ebu Bekër për të falur namazin e Fitër Bajramit. Falja u krye edhe në qytete të tjera si Gjirokastër Lezhë, Sarandë, Berat etj. 

Fiter Bajrami i njohur edhe si Bajrami i Madh u festua në të gjitha qytetet e vendit.