Arteta lavdëron Guardiolën: Inspirimi që më jep kurrë nuk do të ndryshojë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur para finales së Kupës së Ligës kundër Manchester City-t, që do të zhvillohet të dielën, në Wembley. Arteta do të përpiqet të fitojë trofeun e dytë të rëndësishëm që kur mori drejtimin e “Gunners”.

“Jam i emocionuar dhe i motivuar. Kam fituar në Wembley me stadium të mbushur dhe ku është një nga kujtimet më të mira si lojtar. E dimë çfarë është në lojë,” tha trajneri i liderit të Premier League. Pyetur nëse ky është fillimi i një epoke të re për Arsenalin, Arteta u përgjigj: “Kemi shumë për të bërë para se të flasim për fillime të reja. Jemi të entuziazmuar për atë që po bëjmë dhe duhet të vazhdojmë.”

Ai shtoi se mungesa e trofeve gjatë viteve rrit nevojën për t’i fituar ato: “Kur je në këtë pozicion dhe nuk fiton një trofe prej vitesh, kjo rrit dëshirën për ta arritur, por gjithashtu motivon më shumë. Është e rëndësishme për ne dhe diçka që kemi përpiqur të arrijmë prej kohësh.”

Arteta foli edhe për marrëdhënien me Pep Guardiola, për të cilin ka punuar si ndihmës para se të largohej për në Londër: “Ai është në Manchester, unë jam në Londër. Nuk mund të kalojmë kohë bashkë, por ndjenjat e mia për të nuk kanë ndryshuar. Ajo që ka bërë për mua, inspirimi që më jep, kurrë nuk do të ndryshojë. Nuk kam folur me të këtë javë, por të dielën sigurisht që do të bisedojmë.”