VIDEO-SYRI TV/ Politika shqiptare uron festën e ‘Fiter Bajramit’, Berisha: T’i lutemi Zotit për mbarësi
Krerët e politikës shqiptare ndanë mesazhi urime për Komunitetin Mysliman për festën e Fitër Bajramit. Kryeministri Rama, lideri i opozitës Sali Berisha, presidenti e përfaqësues të partive politike uruan më shumë paqe e begati, dhe sakrificë të pranuar të besimtarëve që agjëruan muajin e shenjtë të Ramazanit.
Nga SYRI TV
Politika shqiptare uron besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit. Kreu I qeverisë Edi Rama, ka shpërndarë një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, ku poston një foto të Kuranit, me mbishkrimin ‘GËZUAR FITËR BAJRAMIN. Ndërkohë Lideri i opozitës, Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, me mesazhet për më shumë mbarësi dhe begati në çdo familje.
‘Pas 30 ditë agjërim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët myslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi. Duke uruar ata dhe gjithë shqiptarët Gëzuar Fitër Bajramin, le t’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin’
Mesazh urimi për të gjithë besimtarët ndau edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj uroi gjithashtu mbrëmjen e së enjtes besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.
Ndërkohë, festën e Bajramit e uroi edhe ambasada e SHBA, e cila postoi mesazhin presidencial për më shumë paqe e mirësi për komunitetin mysliman shqiptar.