Kosova publikon listën për ‘play-off’-in e Botërorit me Sllovakinë

Kosova ka publikuar listën e lojtarëve të zgjedhur për ndeshjet e “play off” të Botërorit. Ndër ta është edhe Visar Bekaj, portieri i Tiranës në Abissnet Superiore.

Bie në sy mungesa e Leon Avdullahut, që nuk ia doli për shkak dëmtimi.

Mesfushori që la Zvicrën për “dardanët” konsiderohet edhe humbja e madhe, ndërsa në prag është ndeshja me Sllovakinë.

Po ashtu as kapiteni Amir Rrahmani nuk është i gatshëm. Mbrojtësi i Napolit është i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në maj.

Takimi në Sllovaki do të luhet më 26 mars. Fituesi shkon në finalen e “play off” për Botërorin.